Mirëmbajtja e akseve rrugore, Balluku inspekton punimet për projektin e ri të ARRSH: Shqipëria, një pikë turistike

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar sot punimet për projektin e ri të Agjencisë Shqiptare të Rrugëve (ARRSH), i cili ka të bëjë me mirëmbajtjen estetike të akseve kombëtare rrugore.

Ky projekt i ri ka nisur tashmë të zbatohet në terren dhe pritet të përmirësojë pamjen dhe cilësinë e infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Balluku theksoi rëndësinë e këtij projekti, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e imazhit të vendit, veçanërisht për turizmin.

“Shqipëria është kthyer në një destinacion të madh turistik dhe për këtë arsye, është e domosdoshme që të ofrojmë akse rrugore që janë jo vetëm funksionale, por edhe estetike,” u shpreh Balluku gjatë inspektimit.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us