‘Mos të dëgjoj më se uria është “fake news”‘/ BBC: Telefonatë e ngarkuar midis Trump dhe Netanyahut për Gazën

Një bisedë e nxehtë midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut është zbuluar nga NBC News. Presidenti amerikan thuhet se e ngriti zërin dhe e ndërpreu papritur kryeministrin izraelit gjatë një telefonate shumë të tensionuar kur kryeministri izraelit këmbënguli se “nuk ka uri” në Rripin e Gazës. Incidenti, i cili ndodhi më 28 korrik, solli kulmin e tensioneve në rritje midis dy aleatëve, mes shqetësimeve të mëdha në lidhje me situatën humanitare në rajon.

Sipas një raporti zbulues nga NBC News, i cili bazohet në raportet e një zyrtari të lartë amerikan, dy ish-zyrtarëve amerikanë dhe një diplomati perëndimor, konfrontimi shpërtheu një ditë pasi Netanyahu bëri një deklaratë publike nga Jerusalemi gjatë së cilës ai siguroi: Nuk ka krizë urie në Gaza.

Trump, duke folur me gazetarët, pohoi se kishte parë imazhe të fëmijëve që “dukeshin shumë të uritur”.

Lajme të tjera |  Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

“Është e qartë se atje ka uri të vërtetë – dhe nuk mund ta falsifikosh këtë.”

Deklarata e tij e shtyu Netanyahun të kërkonte një telefonatë.

Gjatë bisedës, thuhet se Netanyahu përsëriti se kriza e urisë ishte shpikur nga Hamasi për qëllime propagande. Sipas të njëjtave burime, Trump e ndërpreu papritur, ngriti zërin dhe i bërtiti: Nuk dua të dëgjoj më se uria është e rreme. Presidenti amerikan thuhet gjithashtu se deklaroi se kishte parë prova nga ndihmësit e tij që tregonin fëmijë që vdisnin urie. Megjithatë, zyra e Netanyahut mohoi kategorikisht çdo gjë që pretendohet se ka ndodhur gjatë telefonatës duke e cilësuar si “lajm të rremë”.

“Pretendimi për një përballje të supozuar verbale midis Kryeministrit Netanyahu dhe Presidentit Trump është plotësisht lajm i rremë.”

Një ish-zyrtar amerikan e përshkroi telefonatën si “të drejtpërdrejtë dhe të njëanshme”, duke vënë në dukje se Trump bëri foli pjesën më të madhe të bisedës, duke u përqendruar në situatën humanitare në Gaza. Thirrja erdhi mes paralajmërimeve të përsëritura nga OKB-ja se në Gaza kishte nisur zija e bukës. Agjencitë e ndihmës thonë se shumë familje po mbijetojnë me bukë dhe ujë, ndërsa imazhet dhe videot që qarkullojnë në internet përforcojnë pretendimet për kequshqyerje.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, Netanyahu këmbëngul se Izraeli nuk po kufizon furnizimet me ushqim dhe akuzon Hamasin për manipulim të situatës. Pas bisedës së nxehtë me Trump, i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, vizitoi rajonin me një mision për të koordinuar më mirë ofrimin e ndihmës humanitare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us