“Mund të shënoj 25 gola”, sulmuesi i ri i Juventusit: Interi dhe Napoli? Ju tregoj pse zgjodha “Zonjën”

Xhonatan Dejvid është një nga transferimet e Juventuesit në këtë merkato vere. Pritshmëritë te 25-vjeçari janë të larta, ndërsa ka folur në konferencë për shtyp.

Ish-lojtari i Lil beson se mund të shënojë 25 gola në sezon. Kjo është pikërisht çfarë bënte me Lil në Francë prej kohësh.

Përshtypjet e para? Është një ndjesi e mirë për mua që jam në një skuadër si Juventusi. Java e parë shkoi shumë mirë, shokët e skuadrës më ndihmuan shumë.

Pse zgjodhët Juventusin, ishin Napoli dhe Interi të përfshirë? E diskutuam me menaxhmentin, që ishte i rëndësishëm për mua. Fola dhe me shokët e mi të skuadrës. Kishte interes të madh për mua që të vija këtu, po ashtu edhe nga ana ime.

Në sezonet e fundit nuk janë shënuar më pak se 25 gola. A mundoni se mund të përsëritet sërish? Jam munduar që të ruaj vazhdimësinë në vite. E di që Seria A është ndryshe, më taktike dhe difensive, por është një sfidë. Për mua, është e mundur. Duhet të punoj fort, por mund t’ja dal.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us