Murrizi ironizon protestën e PD-së: Të enjten votojnë për Ramën, të shtunën të ftojnë për rrëzimin e tij

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh skeptik ndaj protestës kombëtare të PD-së të mbajtur të shtunën e kaluar. Duke iu referuar votës në parlament të enjten e kaluar ku Rama u votua edhe nga PD si përfaqësues i Shqipërisë në Bordin e Paqes së prezantuar nga president Trump, Murrizi tha se nuk  u shpreh se nuk mundesh të votosh Ramën të enjten dhe të shtunën të kërkosh rrëzimin e tij.

Opozita ka mision të protestojë për të rreshtuar dhe unifikuar faktorin opozitar.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Sa kohë që ka valle pogonishte dhe mbyllet me çifteteli, ka edhe regji se kush do të flasë…

Ndoshta besojnë se rrëzimi i qeverisë vjen nga faktori ndërkomëbtar, por them se vjen nga shqiptarët duke ndërgjegjësuar edhe faktorin ndërkomëbtar. Nuk besoj se voton as Trumpi as Meloni dhe as Macroni, për të rrëzuar Ramën.

Kjo protestë, ishte tentativë për të ndezur zjarr në një ferrë të lagur. Ti i jep votën Ramës të enjten dhe më fton mua ta rrëzoj të shtunën. I jep votën Ramës që të jetë përfaqësues i të gjithë faktorit politik në Shqipëri. Pastaj do vi puna të votojnë prapë, pranda j them se ishte zjarr që u tentua të ndizen në një ferrë të lagur. Mendoj se do të kishte më shumë protestues po të mos e votonte Ramën opozita si pëfaqësues në Bordin e Paqes”- tha Murrizi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us