Ndalimi i dinarit serb, Rama krah Blinkenit kritikon Kurtin: Me vendime të pakonsultuara mund të marrësh ca vota më shumë, por jo të ardhmen

Kryeministri Edi Rama ka adresuar zhvillimet në Kosovë gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, në Tiranë.

Rama e ka quajtur, si rrallë herë, sulmin e Banjskës si “terrorist”, duke thënë se Serbia “nuk i ndihmon procesit”, për normalizimin e marrëdhënieve.

Megjithatë, kritika, Rama ka patur edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se me veprimet e tij të pa koordinuara me partnerët ndërkombëtarë, vetëm mund të fitojë ca vota, por jo të ardhmen.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Jemi të vetëdijshëm edhe për momente të caktuara siç ishte sulmi terrorist Banjskë se Serbia nuk e ndihmon procesin. Por jemi të vetëdijshëm se Kosova duhet të përparojë në ato kërkesa të dialogut.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Janë kërkesa që bëjnë të mundur mes realizimit të tyre, krijimin e një konteksti që e ngre lart Republikën e Kosovës, si një Republikë që meriton të gjithë besimin dhe mbështetjen nga vendet e rajonit.

E përsëris apelin tim për autoritetet e Prishtinës, që të mos bëjnë asnjë hap të pa koordinuar dhe konsultuar me partnerët strategjikë. Nga këto veprime mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, por nuk fitohet e ardhmja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us