“Ndëshkohen edhe shkelësit e mëdhenj”, Rama ndan pamjet e shembjes së hotelit gjigant buzë detit, nuk shpjegon si u ngrit pa e vënë re askush

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e shembjes së një ndërtese tre katëshe në bregdetin e Vlorës, duke e sjellë si shembull se sipas tij, shteti ndëshkon edhe shkelësit e mëdhenj.

Ndërtesa tre katëshe që shtrihet buzë detit kap një sipërfaqe të konsuderueshme dhe duket se përpara se të ngihej, është dashur gërmimi i faqes së malit madje edhe deformimi i plazhit me inerte.

“Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, shembje të tilla do të vijojnë më tej me aksionin për t’i dhënë fund paligjshmërive.

“Kjo ngrehinë këtu nuk është as e para e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri”, vijon Rama.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

"Ndëshkohen edhe shkelësit e mëdhenj", Rama ndan pamjet

Megjithatë, kryeministri nuk tregon se si ka arritur të ndërtohet një strukturë kaq e madhe, në kulmin e sezonit dhe në një nga zonat më të lakmuara, pa u vënë re nga strukturat përgjegjëse.

Ai gjithashu nuk shpjegon se sa i madh është dëmi ambiental që i është bërë kësaj zone duke gërryer malin për të hedhur beton, duke zbrazur inertet në det për të krijuar porte artificiale si dhe për më tepër nëse “shkelësi i madh” do të mbajë përgjegjësi dhe japë llogari para institucioneve përkatëse.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us