Ndryshimet në qeveri, Meta: Larje hesapesh brenda PS, ka frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt! Pazar Rama-Berisha? S’ka Reformë Zgjedhore

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Rama ka zëvendësuar 3 kukulla politike me 3 personazhë të tjerë anonimë, duke u ndalur gjatë në këtë zhvillim të politikës në vend. Sipas Metës, të tre ndryshimet e bëra nga Rama janë si pasojë e “frikës” së intervistës që do të japë sonte në darkë nga arratia ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

“Rama nuk ndryshoi aspak filozofinë grabitëse përkundrazi por e thellon atë. Lëvizjet e befta në 3 ministritë më të rëndësishme, nuk sjellin asnjë risi, ulje taksash, rritje pensionesh, as më shumë të ardhura, as dhënie fund korrupsionit dhe as forcimin e rendit dhe sigurisë. Rama sa zëvendësoi teknikisht 3 pjesë të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave, nga frika e dëshmisë së radhës që pritet të japë Ahmetaj sot të inkriminimit të qeverisë në nivelet më të larta,”– tha Meta në konferencë.

Po ashtu, u ndal edhe tek ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor, e po ashtu edhe për fatin e mandatit të tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

PJESË NGA KONFERENCA PËR SHTYP:

Një koment për ndryshimet në qeveri? Meta: Ndryshimet janë tregues i kalbëzimit të qeverisjes. Janë një larje hesapesh brenda PS. Hiqen disa persona që kanë pasur kontribut dhe karrierë të caktuar dhe vendosin anonim që do të firmosin pa asnjë kusht.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pazar Rama-Berisha?

Meta: Nuk ekziston asnjëlloj Reforme Zgjedhore. Përkundrazi…

A do kandidoni vetëm në zgjedhjet e ardhshme? Meta: Kush e vë në diskutim që nuk do garoj e ka gabim. Do e thyej disa herë herësin.

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje ndryshime të rëndësishme në qeveri, por edhe në grupin parlamentar dhe në krye të Kuvendit. Ai dorëzoi ndryshimet personalisht pasditen e djeshme në presidencë, ku edhe pse një ditë pushimi, u prit në takim nga Bajram Begaj. Për të miratuar ndryshimet në qeveri do të duhen 71 vota që socialistët i kanë, dhe më pas ministrat e rinj do të marrin detyrën. Më konkretisht në Kongresin e PS-së, Rama propozoi emërimin e Elisa Spiropalit për të zëvendësuar Lindita Nikollën në postin e kryetares së Kuvendit, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Ndërkohë, Rama ka larguar edhe Ermonela Felajn nga posti i nënkryetares së Kuvendit, dhe në vend të saj ka emëruar Bledar Çuçin, i cili mbante postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së. Në vend të Çuçit, në postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së ka emëruar Niko Peleshin, duke e larguar nga posti i Ministrit të Mbrojtjes.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Gjithashtu, një ndryshim surprizë në qeveri ishte dhe ai i Taulant Ballës. Ky i fundit është larguar nga posti i Ministrit të Brendshëm pas rreth një viti, duke e emëruar në postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Rama ka larguar edhe Ervin Meten nga posti i ministrit të Financave, duke emëruar në vend të tij Petrit Malajn. Ndërkohë, Ervin Hoxha është emëruar ministër i Brendshëm, ndërsa Pirro Vengu është emëruar ministër i Mbrojtjes.

Të tre ministrat e rinj, deri tani mbanin poste drejtuesish në institucionet që janë në varësi të ministrisë së Infrastrukturë dhe Energjitikës, që drejtohet nga Belinda Balluku. Ervin Hoxha mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Petrit Malaj mbante postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Pirro Vëngu mbante postin e kreu të Autoritetit Portual të Durrësit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us