Indrit Tuci do të vijojë karrierën në elitën e futbollit turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është huzuar nga Sparta e Pragës te Kajserispor për një sezon.
Lezhjani pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim, teksa kërkon më shumë minuta në këmbët e tij për të shpalosur potencialin e tij. Kujtomë se Tuci përveç Sparta Pragës në karrierën e tij futbollistike ka luajtur edhe me Nk Lokomotiva.
Me skuadrën çeke, 24-vjeçari u aktivizua në total 20 ndeshje në kampionat, përgjatë dy sezoneve, duke shënuar 2 gola.





