“Ne nuk kemi frikë”, Kina thirrje BE: Të bashkohemi kundër bullizmit të SHBA

Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka deklaruar për herë të parë se kombi i tij “nuk ka frikë”, nga përshkallëzimi i luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara, që ka goditur tregjet ndërkombëtare dhe ka nxitur frikën e një recesioni global.

“Nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe të shkosh kundër botës do të çojë vetëm në izolim. Për më shumë se 70 vjet, zhvillimi i Kinës është mbështetur në vetëbesimin dhe punën e palodhur dhe nuk ka frikë nga ndonjë shtypje e padrejtë”, u shpreh presidenti kinez.

Komentet vijnë ndërsa kryeministri spanjoll ndodhet në Kinë për të biseduar për luftën tregtare.

Xi Jinping i bëri thirrje BE-së që së bashku të “kundërshtojnë praktikat e njëanshme të SHBA-së”, duke iu referuar tarifave globale gjithëpërfshirëse të SHBA-së.

Në fillim të kësaj jave Kina njoftoi një tarifë prej 84% për mallrat e importuara nga SHBA. Tarifat u rritën më vonë në 125%, me Shtëpinë e Bardhë që tha të enjten se tarifat ndaj Pekinit mund të arrinin 145% për disa produkte.

Lajme të tjera |  Debati për Zvërnecin/ Bido: Ku ishit ju në 30 maj? Hipokritë, i përgjigjet Balliu: Ju folët sepse u doli videoja!

Por pavarësisht se administrata amerikane ka treguar pak shenja lehtësimi duke pezulluar për një periudhë 90 ditore tarifat, tregjet financiare ende mbeten të lëkundura, liderët e huaj po luftojnë se si t’i përgjigjen një shpërbërjeje të rendit të tregtisë botërore dhe përshkallëzimi me Kinën që ka nxitur frikën e recesionit global.

Taktikat e Trump supozojnë se ta detyrojnë Kinën të ulet në negociata, siç ndodhi në mandatin e tij të parë kur të dy palët arritën një marrëveshje tregtare që nuk u zbatua kurrë plotësisht edhe përpara se pandemia Covid-19 të mbyllte marrëdhëniet e SHBA me Pekinin.

Deri më tani BE-ja ka shtrirë dorën e bashkëpunimit me SHBA-në që kërkojnë një marrëveshje tregtare me SHBA-në gjatë kësaj pauze 90-ditore. Megjithatë, blloku gjithashtu “po zhvillon masa hakmarrëse” në rast se bisedimet dështojnë, ku parashikohet vendosjen e një takse mbi të ardhurat nga reklamat e kompanive amerikane të teknologjisë si Meta dhe Google.

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Gjithashtu SHBA dhe Vietnami kanë rënë dakord të fillojnë bisedimet formale tregtare, sipas Shtëpisë së Bardhë. Vietnami ka deklaruar se mund të godasë mallrat kineze që dërgohen në Shtetet e Bashkuara përmes territorit të saj me shpresën për të shmangur tarifat, sipas Reuters.

Kryeministri japonez, ndërkohë, ka ngritur një task forcë tregtare dhe shpreson të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme. Tajvani nga ana tjetër pret gjithashtu të përfshihet në grupin e parë të partnerëve tregtarë për të zhvilluar bisedime me Uashingtonin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us