Në pritje të Real Madrid, Xabi Alonso refuzon disa oferta

Xabi Alonso me shumë gjasa do të marrë në dorë frenat e Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Siç dihet prej kohësh flitet se timonieri i Bayer Leverkusen është shumë i dëshiruar nga drejtuesit e “Los Blancos.

Kjo pasi siç dihet Carlo Ancelotti do të largohet nga madrilenët dhe vendi që do të mbetet bosh mund të jetë “pronë” e Alonsos. Ky i fundit duket se është “pro” kësaj lëvizje dhe në pritje të kësaj lëvzje mësohet se po refuzon një sërë ofertash të tjera.

Florentino Perez thuhet se është i  “dashuruar” me Alonson dhe mënyrën e lojës së tij. Sipas kreut të klubit spanjolli i përshtatet shumë mirë stilit të “galaktikëve”.

Lajme të tjera |  Vetëm 2 fitore në 6 ndeshje, Shqipëria kërkon të kthejë “pllakën” përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us