‘Nëse flet do të v*ras’, shqiptari dh*unon barbarisht gruan, k*ërcënon dhe fëmijën

Një rast dhune ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi, ku burri është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur ka rrahur bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me jetë.

E gjithë skena ka ndodhur para syve të fëmijës së tyre por kjo nuk e ka penguar shqiptarin që t’i afrohet të miturit dhe ta tmerrojë duke e kërcënuar me armë.

“Nëse flet do të të vras”, kanë qenë fjalët që babai i ka thënë fëmijës së tij që të mos mbante anën e nënës të cilën e kishte dhunuar me grushte e shkelma.

Në mesin e gjithë kësaj situate, gruaja ka marrë fëmijën dhe ka shpëtuar nga duart e tij.

Ajo ka shkuar në stacionin e policisë duke denoncuar bashkëshortin e cili përballet me akuzën e sulmit seksual, dhunës në familje, rrezikimit të një të mituri, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe mbajtjes pa leje të armës gjahu dhe municionit.

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Ai është arrestuar dhe sot në orën 12:30 do të dalë para gjykatës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us