Nga “betejat” e mbijetesës te Klasikja e Shqipërisë, java e 35-të i “garanton” të gjitha

Ditën e sotme, do të mbahet java e 35-të në Superiore, e parafundit për këtë sezon. Bylis pret Elbasanin kryesueses. Fakti që ekipi ballshiot ndodhet në “zonën e ftohtë” të tabelës, e bën “obligim” fitoren.

Dinamo “përplaset” me Vorën në kryeqytet. Të dyja skuadrat pozicionohen në garë për të shpëtuar sezonin. Dinamovitët kërkojnë të sigurojnë prezencën në Final Four, kurse vorakët gjenden në vendin e 8-të, Play-Out.

Egnatia – Partizani, duel që kërkon “reflektim” nga të dyja palët, teksa për “Demat e Kuq” është “treni” i fundit që i mban gjallë për Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Flamurtari i Vlorës pret Teutën, ndeshje direkte për mbijetesën.

Tirana luan Klasiken e Shqipërisë me Vllazninë, aty ku rëndësia është e madhe për bardheblutë, triumfi ndaj një rivali të “përbetuar” dhe qëndrimi në Superiore. Të 5 ndeshjet e sotme do të mbahen në orën 16:00.

Lajme të tjera |  Fjalë që peshojnë, veterani i Interit vlerëson Kristjan Asllanin: Na duhet, është rikthyer ndryshe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us