Nga Kombëtarja përfundon në tribunë, çfarë po ndodhë me Andi Hadrojn te Partizani?

Andi Hadroj për të disatën herë grumbullohet nga Kombëtarja për sfidat e Nations League. Mbrojtësi mbajti lart flamurin e Superiores edhe në grumbullimin e këtij muaji.

Por pavarësisht se është pjesë e kuqezinjve, mbrojtësi duket se tashmë është bërë një “çështje” te Partizani. Nga Kombëtarja Hadroj ka përfunduar direkt në tribunë nga Aleksandar Veselinovic. Ky i fundit prej thuajse 2 muajsh nuk e preferon mbrojtësin e krahut dhe për të tashmë ngrihen disa dyshime.

Për 25-vjeçarin nuk raportohet të ketë ndonjë dëmtim dhe është i çuditshëm fakti që sfidën me Dinamon para grumbullimit të Kombëtares dhe duelin  me Laçin t’i shikojë nga tribuna. Ende nuk dihet se çfarë po ndodh me pukjanin, i cili nga një element kyç për “Demat” dërgohet në tribunë.

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

Kujtojmë se Hadroj është një nga futbollistët më të kërkuar nga ekipet jashtë Shqipërie. FC Polissya Zhytomyr është ekipi që ka interes për shërbimet e tij dhe lojtari duke marrë shkak edhe nga lënia në tribunë duket gjithmonë e më larg të kuqve.  Kujtojmë e 25-vjeçari ka kontratë me “Demat” deri në qershor të 2026.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us