Nga Superiorja në Francë, arbitrat shqiptarë marrin “skenën” në Europa League

Nice – Bodo/Glimt  është një nga sfidat më të luftuara në Europa League që do të luhet në orën 21:00. Duel shumë i rëndësishëm për kualifikimin e ekipeve në fazën tjetër.

Një sfidë e cila do të flasë shqip. UEFA ka vendosur t’u besojë sërish arbitrave të Superiores. Kryesorë në këtë takim do të jetë Juxhin Xhaja. Ky i fundit u shpall arbitri më i mirë për vitin 2024 në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga FSHF.

34-vjeçari do të ndihmohet nga Arber Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-te do të jetë Albert Doda, teksa në VAR do të jetë një italian, Luca Pairetto si dhe në Avar Eleandro Di Paolo.

Nga Superiorja në Francë, arbitrat shqiptarë marrin

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us