Nisin “dhimbjet e kokës” për Silvinjon, futbollisti i rëndësishëm i Kombëtares humbet duelin ndaj Serbisë

Duket se kanë nisur dhimbjet e kokës për trajnerin Silvinjo. Ardjan Ismajli nuk do të vijë në grumbullimin për ndeshjen me Serbinë.

Rezultati i rezonancës së sotme vendos përfundimisht që Ismajli nuk do të jetë në gjendje optimale për të qenë në dispozicion të Silvinjos, raporton “Top Channel”.

Me mungesën e mbrojtësit që është pjesë e Torinos, alternativat e Gjimshiti dhe Ajetit në qendër të mbrojtjes janë Enea Mihaj dhe Klisman Caka, ky i fundit i grumbulluar për herë të parë.

Pritet që në ditët në vijim të konfirmohet mungesa e Ismajlit, teksa pritet që mbrojtësi të zëvendësohet me dike tjetër.

Një humbje e rëndësishme kjo për kuqezinjtë në prag të ndeshjes kaq të rëndësishme që do të luajmë në Leskovc më 11 tetor. Përballje që pritet të vendosë edhe fatet e kualifikueseve.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us