Aventurë e re për Enis Bardhin. Mesfushori shqiptar i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare, do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi, ku i ka dhënë tashmë lamtumirën Trabzonsporit, për të nisur një etapë të re në radhët e Bodrumspor.
Futbollisti nuk po luante rregullisht me Trabzonsporin ndaj gjeti akordin për të prishur marrëveshjen me këtë klub, duke dalë lojtar i lirë. Ai nuk ka vonuar të gjejë një tjetër ekip, për të firmosur me Bodrumspor deri në fund të këtij sezoni me të drejtë zgjatjen për një tjetër vit.
Në radhët e Bodrumspor janë titullarë Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi, të cilët bashkë me Bardhin do të përpiqen në këtë sezon që të mbajnë në elitë klubin e tyre që gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit.