NOTA/ Shehu më i miri i takimit, mesfushori i Shqipërisë arriti të shënojë dy gola në dy ndeshje (VIDEO)

Debutimi me Kombëtaren shqiptare në sfidën ndaj Andorrës, ka ndikuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Juljan Shehu. Mesfushori kuqezi ka arritur të shënojë dy gola në dy takimet e fundit me Ëidzeë Lodz.

Jo më larg se dje në mbrëmje, 26-vjeçari “shkundi” sërish rrjetën në kampionatin polak. Në përfundimin e takimin, Juljan Shehu u vlerësua si më i miri i takimit me notën 7.9 nga “Sofascore”.

Ekipi i tij arriti të fitojë ndaj Lechias me rezultatin 2-0. Në 25 paraqitje këtë sezon në kampionatin polak, Juljan Shehu ka arritur të shënojë 3 gola dhe një asist.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us