NOTA/ Visar Bekaj vendimtar në fitoren e Hatayspor, ish-portieri i Tiranës nga më të mirët në fushë

Ditën e sotme në kampionatin turk, Visar Bekaj ka zhvilluar një paraqitje fantastike me skuadrën e tij Hatayspor, e cila ka arritur të triumfojë ndaj Alanyaspor me rezultatin 1-0.

Ish-portieri i Tiranës ka arritur të mbajë portën e tij të paprekur në këtë takim, duke u vlerësuar si një nga më të mirët e ekipit të tij me notën 7.6.

Nje fitore kjo që rrit besimin e Hatayspor për qëndrimin në elitën e futbollit turk, edhe pse pozicionohet në vendin e parafundit. Kjo ishte paraqitja e katërt në kampionati për Bekajn, e para që arrin të mbajë portën e paprekur.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us