“Nuk e kemi fajin ne se je analfabet!”/ Përplasje e ashpër te komisioni i TIMS, Salianji -Ardi Veliut: Je kokë e këmbë lesh!

Tensione ka pasur sot në mbledhjen e komisionit hetimor për TIMS, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e tij Ardi Veliu, ish-drejtor i Policisë së Shtetit dhe AMP.

Në një debat mes tij dhe kryetarit të Komisionit Ervbin Salianji, ky i fundit e ka quajtur Veliun analfabet dhe i ka kërkuar të mos flasë me gjuhe sipas tij, jo etike.

Salianji- Ardi Veliut: Kur ta kesh fjalën do flasësh. Me sa duket Qefaliaj e ka nga dyshimi nëse dini të shkruani apo lexoni. Së pari me këtë gjuhe flisni diku tjetër, aty ku jeni mësuar. Kur e drejtoj unë komisionin nuk guxon dot. Ti je kokë e këmbë lesh, nëse je ti analfabet nuk e kemi fajin ne. Drejtoju me etikë zotërisë që të tha lexoje mirë.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us