Nuk është në planet e Antonio Conte, futbollisti shqiptar drejt largimit nga Napoli

Luis Hasa mund të largohet nga Napoli në këtë merkato. Futbollisti shqiptar nuk është në planet e Antonio Conte, me këtë të fundit që ia ka bërë të qartë lojtarit.

21-vjeçari në dijeni të kësaj situate, gjasat janë që të largohet për të kërkuar një tjetër ekip ku mund të luajë rregullisht. Kështu mësohet se në Serie A janë dy skuadra që mund t’i japin një fanellë tirullari shqiptarit. Bari dhe Sampdoria janë skuadrat që kërkojnë 21-vjeçarin dhe ky i fundit pritet të zgjedhë mes tyre.

Hasa siç dihet ka fituar titullin kampion me Napolin, por nuk ka zbritur asnjëherë në fushë me napolitanët në Serie A.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us