Nuk është shqiptari i parë te Traktori, fanella e iranianëve vishej nga trajneri i Kategorisë së Parë

Sokol Cikalleshi është prezantuar sot si lojtar i Tractor FC. Klubi i cili luan në elitën e futbollit iranian. Kjo mund të quhet zgjedhje surprizë për sulmuesin shqiptar, pasi u largua nga Konyaspor.

Megjithatë Cikalleshi nuk është shqiptari i parë që vesh fanellën e Tractorit. Kjo pasi 10 vite më parë, ishte Ditmar Bicaj që luante me të njëjtin klub para se të vishte fanellën e Partizanit.

Kujtojmë se tani Bicaj është në pozicionin e trajnerit. 35-vjeçari është timonieri i klubit të Burrelit në Kategorinë e Parë.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us