Kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim live këtë të enjte në lidhje me zjarret masive në vend.
”Kemi pasur një avion canader nga Italia, 2 nga Greqia, një canader nga Kroacia, 2 helikopterë nga Hungaria, 1 nga Çekia, 1 nga Sllovakia, 2 suedezë dhe dy black hock nga emiratet, po të kishim vetë avionët tanë do të ishte akoma më mirë askush s’e mohon këtë kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehet pak llogarive, avionët nuk janë një fjalë goje, disa pa mendje ose nga dëshira për ta besuar kanë ngrënë broçkullën e madhe se unë, qeveria paskemi blerë avion për veten, s’ka asnjë avion, avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtime zyrtare, në çdo udhëtim privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen, gjithmonë, këtë e dëshmojnë të gjitha biletat, avioni i përdorur për udhëtime zyrtare nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë tek shumatorja e shpenzimeve të kryera çdo vit nga kryeministri përfshirë nga mesatarja dhe me nder jush paraardhësin tim.
Vijmë te një panoramë më e gjerë e kësaj situate. Në gusht, janë djegur 440 mijë hektarë në Europë, pjesa më dërrmuese në Europën Jugore, nga Spanja në Turqi. Bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Këtë e them që të kuptohet një gjë.
Ne mund të flasim shumë, ca mund të thonë duhen ca roje apo avionë më shumë. Por, po flasim për rajone të mëdha që janë përballur me situatë shumë të rëndë. Turqia ka 55.500 njerëz të evakuuar tani dhe dihet mirë se çfarë organizimi ka. Duhet një vëzhgim për të mos dalë menjëherë në konkluzione dhe për të kuptuar që ka gjëra që duhen bërë më shumë, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret.
Ky është një fenomen që është gjithnjë e më prezent. Në mes të korrik, të dhënat e sistemit europian tregojnë se 230 mijë hektarë u dogjën brenda kufijve të BE, rreth 117% mbi mesataren e 20 viteve të fundit. Dhe nuk mund të thuash që në ato nuk ka avion.
Këtë herë kemi pasur më shumë forca ajrore se çdo herë tjetër. Po t’i rendis shtetet një nga një, kanë rritje të ndjeshme të zjarreve dhe evakuimeve, ndryshe nga ca thonë ata që krihen para pasqyrës kur digjen pyjet e Shqipërisë”, tha Rama.





