Nuk ka shënuar në këtë sezon, Broja tregon “pengun” para Serbisë: S’i kam dedikuar asnjë gol vajzës nga Përmeti, InshAllah mundem të realizoj

Futbollisti i Kombëtares, Armando Broja është një nga lojtarët më të përfolur jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.

Sulmuesi prej kohësh është në një lidhje me njëvajzën nga Përmeti, e cila quhet Sindi. Në rrjete sociale nuk kanë munguar as postimet romantike të çiftit, të cilët herë pas here tregojnë momente nga jeta e tyre.

Së fundmi i ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Broja ka folur për jetën e tij private si dhe dëshirën për t’i dedikuar golat vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Armando Broja: Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani.

Alketa Vejsiu: Vajza jote që ke tani, është shqiptare?

Armando Broja: Shqiptare.

Alketa Vejsiu: Shumë mirë! Nga e kemi atë vajzë?

Armando Broja: Nga Përmeti”, pjesë nga intervista.

Lajme të tjera |  Miliona euro të çuara “dëm”, Armando Broja prek “fundin”! ÇFARË PO NDODH ME SULMUESIN?!

Kujtojmë që Broja në këtë sezon për shkak të një dëmtimi, nuk ka luajtur rregullisht me Everton dhe nuk ka shënuar asnjë gol. 23-vjeçari gjithashtu është një nga të grumbulluarit e Sylvinhos për duelet me Serbinë më 7 qershor në “Arenën Kombëtaree” dhe 3 ditë më pas do të udhëtojnë në transfertë për të sfiduar Letoninë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us