Nuk ndodhte prej më shumë se 2 vitesh, Jasir Asani “tradhtohet” nga Sylvinho

Kombëtarja shqiptare mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 , ku dopieta e Rey Manajt dhe goli i Myrto Uzunit vendosën fatet e kësaj përballjeve.

Por përveç fitores në këtë sfidë një tjetër detaj ka marrë vëmendjen. Sylvinho për herë të parë në “epokën” e tij te Kombëtarja nuk preferoi Jasir Asanin në formacionin titullarë.

“Mëngjarashi” u la në stol, pasi braziliani preferoi një ekip më sulmues, duke vendosur Hoxhën, Brojën dhe Manajn në fazën ofensive. Por jo vetëm kaq, pasi ndaj Andorrës nuk kishte asnjë minutë për Asanin, i cili këtë përballje e ndoqi nga stoli i rezervave.

Kjo është hera e parë në “epokën” e Sylvinhon, teksa në 22 ndeshjet e kaluara gjithmonë Asani ka qenë i preferuari dhe i “paprekshmi” i timonierit të Kombëtares në formacionin titullarë.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us