Nuk vlen presioni i presidentit të Francës, Mbappé zyrtarisht jashtë Lojërave Olimpike të Parisit

Tashmë është zyrtare, Kylian Mbappé nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, këtë verë. Thierry Henry ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë edicion lojërash olimpike. Sulmuesi 24-vjeçar francez është një hap larg të qenit lojtar i ri i Real Madridit, klub i cili tashmë e kishte bërë të qartë (indirekt, nën rrogoz) se nuk do ta lejonte të merrte pjesë në Olimpiadën e Parisit.

Mbappé ka thënë gjithmonë se do të ishte shumë i emocionuar të merrte pjesë në këtë eveniment në qytetin e tij, Paris, por Real Madridi gjithmonë ia ka bërë të qartë se kjo nuk do të ndodhte. Klubi i bardhë ka qëndruar i vendosur në qëndrimin e tij, pavarësisht presionit që ka marrë nga Emmanuel Macron, presidenti i Republikës së Francës.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Në listë, përveç Mbappe, që nuk është aty, nuk figurojnë as lojtarë të tjerë të Real Madridit. Klubi i bardhë e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk do të lejonte asnjë nga lojtarët e tij të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike të kësaj vere. Camavinga dhe Tchouaméni, të cilët ishin përfolur për të marrë pjesë, gjithashtu nuk janë lejuar nga klubi i tyre.

Këta janë lojtarët e thirrur nga Tierry Henry:

Portierë: Chevalier, Nkambadio, Restes, Risser

Mbrojtës: Diakité, Esteve, Locko, Lukeba, Sildilia, Truffert, Yoro

Mesfushorë: Akliouche, Chotard, Doué, Koné, Millot, K.Thuram, Ugochukwu, Zaire-Emery

Sulmues: Barcola, Lacazette, Mateta, Olise, Tela

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us