Opozita italiane viziton kampin e emigrantëve në Lezhë: Ky është një burg

Tre deputetë të Opozitës italiane kanë vendosur të vizitojnë kampin e emigrantëve në Gajdër të Lezhës. Rachele Scarpa dhe Andrea Casu, i Partisë Demokratike dhe Alfonso Colluçi i “Lëvizja 5 Yjet” panë nga afër kushtet në të cilat qëndronin emigrantët dhe i konsideruan ato të barabartë me një burg. Ata akuzuan qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni për shpërdorimin e taksave të qytetarëve italianë për të ndërtuar këtë burg.

“Në qendër të Shëngjinit, punime të rëndësishme ndërtimi janë ende duke u zhvilluar dhe struktura e projektuar për të akomoduar qindra njerëz, aktualisht pret vetëm shtatë emigrantë përveç qindra njerëzve që punojnë atje. Një situatë që konfirmon shpërdorimin e rëndë të burimeve publike të lidhura me të gjitha fazat e këtij operacioni,”- shtuan deputetët.

Në total deri më tani janë akomoduar tetë emigrant. Dy prej tyre u kthyen mbrapsht në Itali.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us