Pa helmetë në kokë dhe me shpejtësi të lartë, momenti tragjik për 2 vajzat 19-vjeçare. Pamje të rënda

Dy 19-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë me motor, ndërsa njëra prej tyre ka qenë duke filmuar të gjithë skenën.

Në videon e aksidentit të ndodhur më 26 maj në qytetin Pueblo Tapao, 19-vjeçarja Kathryn Koubilos dhe shoqja e saj Selena Valentina shihen duke lëvizur me një motor me shpejtësi të madhe dhe pa helmetë.

Siç shihet në pamjet, Koubilos, e cila ishte duke drejtuar motoçikletën, disa herë ka parë celularin me të cilin pasagjerja po regjistronte udhëtimin, pavarësisht se ishte natë dhe shpejtësia ishte e madhe.

Në një moment dhe për një arsye të panjohur, Koubilos humbi kontrollin e motorit, i cili u përplas me një pemë, ndërsa britma dhe klithma dëgjoheshin në video.

Dy vajzat e reja ndërruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjekët e kanë pasur të pamundur të bënin diçka për jetët e tyre.

Policia vendore rrugore që ka marrë përsipër hetimet për aksidentin rrugor po heton nëse ka luajtur rol gjendja e rrugës apo tragjedia është shkaktuar nga shpejtësia e madhe që dy 19-vjeçaret po ecnin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us