Pa shumë eksperiencë në arenën europiane, UEFA i beson një portugezi duelin Egnatia – Vikingur

Egnatia mori një fitore spektakolare në transfertë ndaj Vikingur. Rrogozhinasit fituan 1-0 ndaj islandezve duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës së tretë.

Dueli i kthimit mes dy ekipeve do të luhet më 1 gusht. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 20:00. Edhe në këtë sfidë ekipi i Edlir Tetovës do të hyjë në fushë për fitoren në mënyrë që të kalojë në fazën tjetër.

Për këtë përballje që pritet të jetë mjaft e luftuar, UEFA ka vendosur për arbitrat. Kjo ndeshje i është besuar një portugezi. Kryesorë do të jetë Fabio Verissimo, i cili do të ndihmohet nga Pedro Martins dhe Nelson Pereira. Ndërkohë arbitër i 4-të do të jetë Ricardo Baixinho.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR! Ylli i Dinamos shkëput kontratën, i jep lamtumirën ekipit të Ilir Dajës

Një arbitër pa shumë eksperiencë në garat europiane, teksa sfida e fundit që ka gjykuar në Conference League është para 1 viti, ku ka drejtuar duelin mes Mariborit dhe Fenerbahce, sfidë që është fituar 3-0 nga turqit.

Pa shumë eksperiencë në arenën europiane, UEFA i beson

Arbitrat e ndeshjes se Egnatias

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us