Panik në ndeshjen Fiorentina-Inter, futbollisti 22-vjeçar shembet në fushën e blertë

Momente frike dhe ankthi në Seria A. Futbollisti i Fiorentinës, Edoardo Bove, ka humbur ndjenjat në fushën e lojës rreth minutës së 17-të, kur loja ishte e ndërprerë.

Menjëherë mjekët kanë ndërhyrë për të shpëtuar 22-vjeçarin, ndërkohë që ende nuk dihet se si është gjendja e tij, teksa futbollistët kanë shpërthyer në lot.

Ndeshja është ndërprerë për shkaqe mjekësore dhe siç raportojnë gazetarët italianë të sportit, nuk do të rifillojë.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us