Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Palushi në një bashkëbisedim me kryeministrin Edi Rama, në podcastin “Flasim”, foli për një sërë tematikash të ndryshme
“Vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim. Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë”, u shpreh ai.
Më tej u shpreh se pa solidaritetin njerëzor nuk mund të mbahet asgjë.
“Liria me barazinë nuk qëndrojnë bashkë, duhet solidarite. Edhe për familjen njerëzore duhet solidaritet, dhe për këtë duhet edhe Perëndia”, u shpreh ai.
“Pas leximit të Ungjëllit, unë u pagëzova në Shqipëri, Nuni ishte Petro Zheji. U pagëzoca nga një prift hero, në bodrumin e shtëpisë së tij. Ndaj ishte edhe lidhja me Kishën Ortodokse sepse aty u pogëzova. Dhe më pas shkova në Amerikë, për të studiuar. Por unë u thashë që në momentin që Kisha do hapej atje unë do të kthehem.
Joan Palushi: Mbetet një nga njerëzit më të ndritur të Kishës. Kontributi i tij është I jashtëzakonshëm, ka bërë gjithë atë punë i vetëm. Kur isha më Amerikë, punuam disa kohë për të sistemuar bibliotekën e Fan Nolit. Në disa shkrime shprehej, “Kisha mbetej dashurua ime e parë”. Njihte mirë muzikën kishtare, jo vetëm përkthyesi më i madh, por edhe figura qendrore e Kishës”, tha ai.
Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka zbuluar se Kryepeshkopi, para se të bëhej prift ka shërbyer në Psikiatri si infermier.
“Arsyeja përse shkova atje, ishte frymëzimi i ungjillit. Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri. Kur shkova dhe pashë atë realitet, nis një dhembshura e madhe për këta njerëz.
Ajo që ndjeva herën e parë ishte dhembshuri, aq më tepër kur pashë që atje ishte edhe një person që e kisha njohur e kisha pasur në klasë.
Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Këta njerëz duhet të ndihmohen”, tha Imzot Joan Palushi.





