Paralajmërimi i Alibeajt: Radha e Ramës në SPAK, ja ku do ta dëgjojmë fjalimin e fundit të tij

Enkelejd Alibeaj, drejtues i Partisë Djathtas 1912, paralajmëroi se tashmë është radha e Ramës për t’u thirrur në SPAK.

Madje, Alibeaj tha se Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist para se të thirret në SPAK

“SPAK-ut po i bëhet gjyq partiak, gjyq i një pushteti ndaj një pushteti tjetër. Me sa duket, tashmë që i kanë rënë pas hekurave 17 kryetarë bashkish, ish-ministrja e deputetë, radha tani është tek ai. Kaq e thjeshtë është.

Me sa duket është duke bërë provat gjeneralë të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku mesa duket do të dëgjojmë fjalimin e fundit të Edi Ramës.

Lajme të tjera |  SPAK merret edhe me Igli Taren, ja çfarë iu komunikua!

Do ta thërrasë SPAK-u, pastaj këto vajtimet në grup i bëjnë të grupi parlamentar i Partisë Socialiste”, tha Alibeaj në A2

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us