Parashikimi i Manjanit për protestën: Në fund do shkojnë të votojnë prapë si delet, janë njësoj si Luli që i kërkonte Ramës dorëheqjen

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se protestuesit kanë kërkesa politike, ndërsa i kanë mbyllur të gjitha shtigjet e dialogut me kryeministrin pasi kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ai tha gjithashtu se protestuesit në fund do shkojnë të votojnë si delet.

“Edhe Luli ia kërkoi dorëheqjen Ramës, edhe protesutesit këtë gjë kërkojnë.

Këta kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe këtu merr fund çdo diskutim, protestuesit nuk duan të bisedojnë me të për problemet që kanë.

Biles biles i thonë hajde bëje ti këtë reformën që duam ne, kjo është qesharake. Dalin aty dhe flasin kundër Ramës.

Qytetarët do shkojnë të votojnë prapë si delet, siç kanë votu gjithmonë” – tha Manjani.

Lajme të tjera |  Irani në protestën e Tiranës - Meçe: Strukturat e ligjit po bëjnë detyrën! Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij të ngushtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us