Partizani ndërkombëtar/ Nga Shqipëria, te Kosova e Kongo, ‘Demat’ furnizojnë përfaqësueset

Pas kësaj jave, futbolli vendas do të pushojë për një periudhë 2 javore ku do t’i lihet vend ndeshjeve ndërkombëtare. Çdo Kombëtare ka bërë gati listën me lojtarët e grumbulluar dhe në ditët në vijim do të bëhet edhe grumbullimi zyrtar i lojtarëve.

Partizani është ekipi më i prekur nga kjo pauzë pasi janë plot 6 lojtarë që do të largohen për t’ju bashkuar kombetareve. Bujën më të madhe e bëjnë dyshja Andi Hadroj e Agim Zeka që u ftuan nga Sylvinho te Shqipëria, ndërsa pjesë e kuqezinjve U21 janë edhe Paulo Buxhelaj e Marçelino Preka.

Me kombëtaren ‘A’ do të jetë edhe Archange Bintsouka i cili është ftuar nga Kongo për sfidat përballë Sudanit e Ugandës. Ndërsa, te Kosova U21 do të jetë pjesë edhe Redon Ismaili.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Plot 6 mungesa të rëndësishme do të ketë trajenri Veselinovic gjatë kësaj periudhë që do të vlejë si një ‘minifazë përgatitore’ ku do të njoh më tepër organikën që ka në dispozicion.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us