Pazar me socialistët? Berisha: Nuk do ulem unë në tryezë me Ramën, po përfaqësuesit tanë

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se nuk është e vërtetë që do të ulet në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar për Senatin.

Ai tha se do të ulen të tjerët në tryezë, pra përfaqësuesit e PS dhe PD, a thua se ata veprojnë me kokë të tyre dhe jo të Ramës dhe Berishës.

Pyetje: Ju jeni i gatshëm të uleni me Ramën për Senatin?

Berisha: Ka një komision parlamentar, ai komision dhe ai ligj nuk parashikon uljen time me Edi Ramën.

Ai parashikon që përfaqësuesit e dy partive në komisionin elektoral të Parlamentit të diskutojnë edhe këto çështje të Senatit.

Po u pranua, numri i deputetëve do të reduktohet. Dhe unë jam për këtë.

Vendi mund të ketë një senat me një numër më të reduktuar deputetësh, për të ulur faturën.

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us