PD kërkon ndryshim zgjedhor, PS vendos kusht: Të ulim edhe numrin e deputetëve

Diskutimet mes shumicës dhe pakicës në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore rikthejnë kushtëzimet mes palëve.

Duke e cilësuar sistemin aktual, që favorizon partinë në pushtet, opozita kërkon që ky komision te përfshijë në draft koalicionet parazgjedhore.

PS nuk kundërshton kategorikisht kërkesën e PD-së, por e kushtëzon ndryshimin e sistemit dhe me uljen e numrit të deputetëve.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka propozuar ngritjen e një komisioni të posaçëm për Reformën Kushtetuese, që do përfshijë edhe çështjet që lidhen me sistemin zgjedhor.

Damian Gjiknuri, shpreh vullnetin për të diskutuar ndryshime të mundshme, përfshirë edhe rishikimin e numrit të deputetëve.

Ai theksoi se këto çështje mund të trajtohen të përmbledhura në një komision tjetër përbashkët.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us