Pëlqimet për Spiropalin, si një “mesazh” nga socialistët për Edi Ramën

“Të dielë të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”.

Ky ishte mesazhi i Elisa Spiropalit, ndërsa postoi një foto të sajën, një ditë pasi Edi Rama e sulmoi egërsisht në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Edhe pse tashmë në “luftë” të hapur me kryetarin e partisë, brenda pak orësh, Spiropali ka marrë mijëra pëlqime në Facebook, mbi 6 mijë, çka tregon se përplasja me Ramën, nuk i ka ulur pikët tek socialistët, përkundrazi, e ka bërë atë më të pëlqyer.

Ato pëlqime, që sigurisht janë nga socialistët, se nuk mund të mendohet që është bërë papritur e dashur për demokratët Spiropali, janë një mesazh për Edi Ramën.

Një mesazh nga socialistët e zhgënjyer nga vetë kryetari i partisë së tyre, që muajt e fundit më shumë ka menduar s’i të punësojë demokratët, madje edhe në poste të rëndësishme, se sa të merret me shqetësimet e tyre.

Lajme të tjera |  'E bleva 2.9 mln euro dhe e shita 15', Shehaj sfidon politikanët nga vila në Itali: Dilni dhe bëni transparencë

Arroganca e Ramës ka qenë e njohur, por flirtimi me demokratët, rritja e çmimeve, korrupsioni qeveritar dhe sfida e hapur që po i bëhet drejtësisë, si me rastin Balluku, natyrisht që nuk mund t’i lërë indiferent socialistët.

Dhe Spiropali, edhe pse vështirë se mund të mendohet si antagoniste e mundshme e Ramës, shihet si ajo ku mund të “shfryjnë” pakënaqësinë ndaj partisë dhe kryetaret të tyre.

Qoftë dhe me pëlqime në FB.

Për momentin aq kanë në dorë, sepse njësoj si PD, PS është kthyer në një shkretëtirë mendimi dhe kundërshtimi, ku dëgjohet veçse zëri i Edi Ramës./voxnews

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us