Përçarje në PD? Berisha i prerë: Krerët e degëve që nuk japin dorëheqjen nuk hyjnë në Primare

TIRANË- “Primaret” kanë shkaktuar përçarje në Partinë Demokratike. Më 26 janar ishte afati i fundit për krerët e degëve që të jepnin dorëheqjen dhe të merrnin pjesë në “Primare” dhe më pas të kandidonin për deputet. Por, vetëm disa prej tyre kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa pjesa tjetër e ka kundërshtuar këtë.

Dorëheqjen e kanë dhënë deri më tani:

Blendi Himçe, Elbasan

Manjola Nikollo, Sarandë

Afrovita Dhimojani, Himarë

Ilir Klosi, Dibër dhe

Arsen Valisi dega 13, Tiranë, Kashar

Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se kryetarët e degëve që nuk kanë dhënë dorëheqjen nuk mund të hyjnë në primare, dhe po përgatitet rregullorja për ta. Berisha shpjegoi se po përpunohen 3 variante për ‘Primaret’, të cilat janë të jenë kryetarë degësh, kryetarë qarku ose të jenë në listë kombëtare. Përsa, i përket kësaj të fundit, kryedemokrati u shpreh se ka problem sepse aplikohet në një sistem që është rajonal dhe jo kombëtar.

“Rregullorja është bërë gati. Diskutim do ketë për këtë. Ka tre variante. Ka një variant që të jenë degësh. Ka një variant tjetër që të jenë qarku. Ka një propozim që të jenë listë kombëtare. Tani, të them të vërtetën, secili variant ka argumentet dhe pluset e veta. Por lista kombëtare, e cila tingëllon bukur, ka një problem se aplikohet në një sistem që është rajonal dhe jo kombëtar. Por, unë nuk marr përsipër të anësoj nga asnjëri variant, veçse do diskutohen variantet dhe do vendoset varianti më logjik. Rregullorja është përpunuar…Në pamje të parë, po më shtyn të prononcohem. Sigurisht lista kombëtare është listë kombëtare, por gjersa sistemi është rajonal unë besoj se je i detyruar të respektosh sistemin rajonal. A mund të shartohen dhe të përdoret votë e dyfishtë?  Nuk mund ta them këtë, duhet ta mendojmë me ekspertë dhe specialistë… Mesa di unë kanë dhënë dorëheqjen 5 kryetarë degësh dhe kjo nuk është një shifër përfundimtare. Dhe kjo përbën një detyrim statutor në mënyrë që dega e PD, votimi dhe të gjitha të jenë distante me të gjithë kandidatët.

Një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen, nuk mund të hyjë në primare. Kryetari i degës që duhet të hyjë në primare, duhet të respektojë statutin. Kryetari i degës plotëson çdo kriter për të qenë kandidat dhe deputet, por ai ka detyrimin të respektojë statutin dhe të hyjë në garë, ndërkohë drejtimi i partisë merret nga një person i komanduar, i cili si rregull duhet të jetë nënkryetar se zgjedhje nuk bëhen dot tani”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Më tej, kryetari i PD-së shtoi se do të jetë Këshilli Kombëtar ai që do të vendosë si do të veprohet me drejtuesit e qarqeve, pasi ai ka statutin. Më tej, Berisha shtoi se nga 43 vende që aplikojnë listën e hapur, janë gjithsej vetëm 3 të tilla që e kanë plotësisht të hapur. Sipas tij, kjo sepse duhet një proporcion midis partisë dhe pjesës aspirante për t’u zgjedhur. Më tej kryedmeokrati nënvizoi se nuk do të jap vlerësimin e tij personal dhe i gjithë procesi do të diskutohet në Këshillin Kombëtar dhe me votëbesim.

“Së pari, nuk po orientoj asgjë sepse statuti është statut dhe unë nuk kam tagër që të tejkaloj statutin. Por, organi që ka tagër të tejkalojë statutin, midis dy konventave, është Këshilli Kombëtar. Dhe unë u kam thënë se do vendosë Këshilli Kombëtar se si do veprohet me drejtuesit e qarqeve. Nga ana tjetër, është shumë normale në një parti demokratike, të shprehen mendime të ndryshme. Unë u thashë më parë që në zyrën e tij kam propozime nga bashkëpunëtorë të mi dhe të tjerë që primaret të jenë me listë kombëtare. Të tjerë që të jenë me listë rajonale. Kjo është gjëja më normale. Dhe do arrihet një rezultante. Pra, nuk ka asnjë lloj orientimi nga unë përveçse atyre që janë shkruar në statut. Në qoftë se kam deklaruar se është Këshilli Kombëtar, u kam thënë një të vërtetë ju se është Këshilli Kombëtar që mund të tejkalojë statutin. Dhe ajo normë që miratohet nga Këshilli Kombëtar, instalohet nga konventa në statut…

Ka një moment këtu. Si e gjykon Këshilli Kombëtar, unë nuk mund ta marrë përsipër. Por një drejtues është një drejtues dhe nuk ka mbirë aty, ka ardhur aty nga procese votimesh dhe votëbesimesh. Kështu se si do jetë… unë e kuptoj që ka njerëz që thonë se lista duhet të jetë 100 përqind e hapur. Unë këtyre miqve, që ka edhe në parti dhe nuk kam asgjë kundër tyre, u them e nga 43 vende që aplikojnë listën e hapur, janë gjithsej vetëm 3 të tilla që e kanë plotësisht të hapur. Të gjitha të tjerat e kanë me shkallë. Kjo sepse duhet një proporcion midis partisë dhe pjesës aspirante për t’u zgjedhur.

Sigurisht mund të jenë të gjithë. Por në këtë sistem ka një defekt. Një garë kryekëput individuale e harron secili, me të drejtë, jo pa të drejtë, do kërkojë votën e tij. Do ishte shumë e drejtë në qoftë se sistemi unifikonte votën e kandidatit me votën e partisë. Në këtë rast do ishte, por Edi Rama që ka penguar gjithcka për të penguar, nuk e lejoi këtë. Dhe në këtë rast, partia jetime nuk mund të mbetet. Askund në botë nuk ndodh. Pra, besoj se e shpjegova shumë qartë… Unë nuk kam ndërmend t’i ndikoj askujt paraprakisht me qëndrimin tim. Kam ndërmend që këtë ta diskutojmë në Këshillin Kombëtar. Se nuk ka kuptim nëse unë paragjykoj ose jap mendime paraprake. Jo, Këshilli Kombëtar do vendosë”, përfundoi kryedemokrati.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us