“Përfitojnë rreth 700 të dënuar”, Manja flet për amnistinë: Ligji kalon të hënën në Kuvend për votim!

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se ligji për amnistinë do kalojë ditën e hënë në Kuvend, për t’u miratuar.

Në një prononconim për mediat, Manja u shpreh se Ministria e Drejtësisë bëri një draft për këtë Ligj, e cila konsiderohet si amnisti e gjerë dhe ligj human, ku përfitojnë rreth 700 të dënuar.

Kjo amnisti ka kaluar edhe në qeveri dhe pritet që të hënën të kalojë në Kuvend, por duhen 84 vota përfshirë deputetet e opozitës, të cilët Manja i ftoi të bashkojnë votat për të kaluar këtë ligj.

Le të vijnë për një moment, të bashkojnë votat dhe të vazhdojnë pastaj axhendat politike”, u shpreh ai.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us