Përfundon ndeshja e parë e Euro 2024/ Gjermania fiton me rezultatin 5-1 përballë Skocisë

 Skuadra gjermane ka mposhtur Skocinë me rezultatin 5-1 në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian. Të besuarit e Julian Nagelsmann shënuan tre herë në pjesën e parë me Uirtz, Musiala dhe penalltinë e Havertz. Në fraksionin e dytë Fullkrug dhe Can shënuan dy gola të tjerë. Skocezët mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Porteous, teksa në fund shënuan golin e ‘flamurit’ me autogolin e Rudiger.

Gjermania e nis me këmbën e mbarë aventurën e shtëpisë dhe me tri pikë kryeson Grupin A, duke pritur nesër në orën 15:00 ndeshjen mes Hungarisë dhe Zvicrës, rivalët e këtij grupi.

Ndërkohë nesër në orën 21:00 vëmendja do jetë në Dortmund, ku për Grupin B të Euro 2024 kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Italisë

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

 GJERMANI-SKOCI 5-1

10′ Virc, 19′ Musiala, 45′ Haverc, 68′ Fylkryg, 90+3′ Xhan / 87′ Autogol Rydiger

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us