Përgatiten mbi 40 milionë euro, Interi gati t’i japë lamtumirën yllit të mbrojtjes

I transferuar vitin e kaluar nga Aarhus për vetëm 7 milionë euro, Yann Bisseck është një nga surprizat më të bukura të Interit që po ndihmon ekipin thuajse në çdo ndeshje.

Në 17 paraqitje në total këtë sezon në të gjitha garat, mbrojtësi gjerman ka patur paraiqtje mjaft të mira me ngjyrat zikaltër, madje duke realizuar një gol dhe duke asistuar një herë.

Si pasojë e paraqitjeve të mira të 24-vjeçarit, tashmë Interi po dëgjon sirena angleze. Siç raportojnë mediat britanike, West Ham dhe Tottenham janë të interesuar për shërbimet e Yann Bisseck.

Shifra që raportohet që zikaltrit të shesin djaloshin gjerman janë gati 42 milionë euro, që ekipet e Premier League nuk do të rezistonin aspak t’i ofronin për të.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us