Përplasja mes kryeministrit dhe KLGJ-së, reagon Bardhi: Rama sulmon gjyqtarët dhe prokurorët që nuk i vijnë pas avazit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjes në distancë të kryeministrit Edi Rama me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Rama duhet të kuptojë rolin e tij, përpara se të ‘shtrembërojë’ rolin e KLGJ-së.

Duke hedhur akuza ndaj kryeministrit, Bardhi shprehet se Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarët që nuk i shkojnë sipas qejfit.

Duke e cilësuar Ramën si anti-ligji dhe anti-interesi publik, ai e këshillon kryeministrin që të mos merret me çështje që nuk i kupton.

Reagimi i Bardhit:

Edi Rama përpara se të “shtrembërojë” nga padija e thellë rolin e KLGJ, bën mirë të kuptojë rolin e tij:

– Është për të luftuar bandat, jo për ti ulur në qeverisje; ose je

– Është për ti shkatërruar ekonomikisht bandat, jo për ti dhënë licenca, tendera, koncesione apo leje ndërtimi;

– Është për të luftuar korrupsionin, jo për të ligjeruar atë përmes projekteve si inceneratorët që nuk ekzistojnë;

– Është për tu gjykuar nga prokurorët e gjykatësit; jo për ti gjykuar ai ato!

Prandaj bën mirë që përpara se të gjykojë gjyqtarë e prokurorë që nuk i vijnë pas avazit apo humorit të tij, të kujtohet se asnjë Kryeministër në Europë, nuk komenton e jo më të sulmojë gjyqtarë e prokurorë specifik për çështje specifike.

Dhe boll harxhoi kohën me çështje që as i kupton dhe as mundet ti kuptojë, sepse Edi Rama është gatur si “antiligji” dhe “anti interesi publik”!

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us