Përplasje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë janë bilanci nga të shtënat që ndodhën pak para orës 19:00 në qendrën Via Aldo Moro në Frosinone, Itali. Për arsye që ende po hetohen nga hetuesit e skuadrës së fluturimit të komisariatit të Frosinones, janë përballur katër burra, të gjithë me origjinë shqiptare. Brenda pak minutash ka shpërthyer rrëmuja përgjatë pedonales qendrore me qytetarë dhe kalimtarë që nisën të vraponin e kërkonin strehim në dyqane dhe aktivitete tregtare.

Një nga katër protagonistët e të shtënave ka mbetur në tokë i goditur nga një plumb në qafë. Ai ndërroi jetë në vend. Tre të tjerët u transferuan me kodin e kuq në dhomën e urgjencës të spitalit Fabrizio Spaziani Frosinone. Njëri është në sallën e operacionit, i goditur në gjoks dhe në këmbë.

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

Ende nuk janë zbardhur identitetet e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us