Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri, 24-vjeçari me iniciale E.B. Si rezultat i veprimeve hetimore është identifikuar autori i dyshuar i plagosjes, 33-vjeçari me iniciale I.B.
Uniformat blu bëjnë me dije se autori i dyshuar është djali i xhaxhait të 24-vjeçarit, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë kushëririn. Ky i fundit vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, 33-vjeçarit me iniciale I.B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





