Plas bomba nga Arabia! Ka fituar titullin si protagonist përkrah ish-fituesit të Topit të Artë, Mario Mitajt i vjen shansi i artë i karrierës

Prej 2 vitesh, Mario Mitaj është pjesë e Ligës arabe, aty ku luan për Al Ittihadin e ku u shpall kampion në sezonin 2024-25, edicion ku la gjurmë të pashlyeshme, përkrah një sulmuesi si Karim Benzema, një ish-fitues i Topit të Artë.

Së fundmi, mbrojtësi i Kombëtares është duke u përfolur për një kalim në një tjetër kampionat, më konkretisht në Serie A, aty ku një klub ka shfaqur interes për ta blerë, por emri nuk bëhet akoma i ditur.

Vetë Mitaj e ka në plan për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë dhe për t’u rikthyer në Europë në një ligë më kompetitive, ndaj dhe “sirenat” italiane mund të zgjojnë dëshirën e 22-vjeçarit për të luajtur në një kampionat ku luajnë dhe shqiptarë të tjerë si Berat Gjimshiti te Atalanta, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha te Lecce, Alen Sherrin te Cagliari si dhe Ardon Jasharin te Milani.

Lajme të tjera |  Rruga e artë! Egnatia fërkon duart, si vlerësohen rivalët e Champions dhe momenti i kampionëve të Shqipërisë

Kartoni i mbrojtësit kushton 5.5 milionë euro, shifër kjo mëse e përballueshme për cilëdo skuadër, në rastin konkret nga Serie A, për të përfituar shërbimet e lojtarit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us