“Po harxhon miliona dollarë për t’i burgosur”, Meloni replikon ashpër me “Sea Watch”: Po ndalojmë trafikun e njerëzve

Anija “Libra” e Marinës italiane është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë në vendin tonë grupin e parë të emigrantëve që do të strehohen në kampin e Gjadrit në Lezhë. Por në Itali, nuk kanë të ndalur debatet në lidhje me shumën e parave që do të shpenzohen për këtë marrëveshje. Organizata joqeveritare “Sea Watch”, akuzoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni se po shpenzon miliona euro për të burgosur emigratët në Shqipëri.

“Qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. Paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë”, thuhet në deklaratë.

Pas kësaj, reagoi Meloni e cila tha se qeveria e saj ka punuar për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore përmes një kontrate që gjithashtu mbron edhe kufijtë e Italisë.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

“Çfarë skandali! Një qeveri që me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”,shkruan Meloni.

Anija “Libra” e Marinës italiane është nisur drejt Shqipërisë. “Libra” po sjell në vendin tonë grupin e parë të emigrantëve që do të strehohen në kampin e Gjadrit në Lezhë. Lajmin e ka bërë me dije media italiane “Corriere”. Para se anija të nisej, në bord u krye një kontroll fillestar i të gjithë personave që do të transferohen në Shqipëri.

Anija Libra u nis nga Lampedusa dhe pritet që të mbërrijë në Shqipëri të mërkurën.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Bazuar në protokollin e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe, ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Komisioni i kryesuar nga prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat për azil, ndërsa intervistat do të zhvillohen me video lidhje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us