Pogradeci i “shkel syrin” Superiores, gati të përmbushet misioni që u la përgjysmë prej Tiranës

Pogradeci vazhdon formën e mirë në Kategorinë e Parë, teksa sot mposhti Kukësin me shifrat 2-0. Për “liqenorët” shënoi dy herë Pius, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme të tijëve.

Kështu, ekipi i Emiljano Çelës shkon në kuotën e 29-të pikëve dhe konsolidon vendin e 3-të në renditje. Pogradeci afrohet ndjeshëm me zonën e kreut, duke kërcënuar haptazi Skënderbeun dhe Laçin.

Vazhdimësua e rezultateve pozitive, bëjnë që ekipi pogradecar të jetë një pretendent serioz për Superioren. Kujtojmë se sezonin e shkuar arritën deri në “play-off” ku ishin të pafat përballë Tiranës.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us