Portieri i Elbasanit merr ftesën e Kombëtares, klubi i Superiores KRENOHET me talentin (REAGIMI)

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime mjaft të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve, duke ftuar edhe portierin e Elbasanit, Klevi Totoshin.

Pikërisht për këtë të fundit, ka reaguar klubi “verdheblu” i Superiores. Këta të fundit krenohet me portierin e tyre, të cilit puna e mirë gjatë këtij sezoni iu shpërblye me ftesë nga Kombëtarja.

“Klevi Totoshi është grumbulluar nga Kombëtarja U-21 për miqësoret e ardhshme ndaj Sllovenisë dhe Italisë. Suksese Klevi”, shkruan klubi i Elbasanit në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  Të mërkurën luajnë shanset për kualifikim përballë rivalit slloven, Egnatia gjithë “sy e veshë” te shorti i Championsit për raundin e tretë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us