Primaret në PD/ Mbi 50 mijë vota, përfundon numërimi në disa qarqe, kush kryeson (LISTA)

Partia Demokratike zhvilloi dje Primaret në 12 qarqet e vendit, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga PD në këto primare kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë. Ndërsa, numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi 4,920 dhe Korça me 4,826.

Primaret në PD/ Mbi 50 mijë vota, përfundon numërimi në

PRIMARET

Deri më tani ka përfunduar numërimi i votave në disa qarqe, por janë zbuluar edhe parregullsi. Në Konispol mësohet se në kuti janë gjetur 20 vota më shumë se sa numri i personave që kanë votuar. Në total në Konispol kishin votuar 176 persona, por kutia brenda kishte 196 fletë. Pra 20 vota më shumë. Ndërsa, kryeson në listë deputetja Ina Zhupa me 126 vota në Konispol, po ashtu edhe në bashkinë e Delvinës. Zhupa në këto dy bashki ka marrë 290 vota.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Numërimi u mbyll në qarkun e Gjirokastrës, ku fituese doli Alma Buci me 431 vota, e ndjekur nga Bajram Hysaj me 309 vota. Ndërsa, ish-kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani renditet i fundit me 300 vota. Në Librazhd ka fituar Ilirian Balliu me 350 vota, ndërsa ndiqet nga Lefter Gështenja me 93 vota. Ndërsa në qarkun e Vlorës ka fituar Atird Hoxha me 480 vota. Në qarkun e Gjirokastrës, më e votuara rezulton Alma Buci Kore me 399 vota duke kryesuar garën.

Primaret në vetvete përmbajnë rregulla mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet që do të mbahet konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us