Pritej firma për vazhdimësinë, “arkitekti” i ringritjes së Tiranës merr vendimin final

Orges Shehi dhe Tirana nuk do të vijojnë më bashkëpunimin mes tyre për sezonin e ardhshëm. Burimet për mediat raportojnë se mes trajnerit dhe kryeqytetasve nuk është gjetur gjuha e përbashkët për vazhdimësinë e projektit, çfarë ka bërë që palët të ndajnë rrugët.

Mësohet se termat e kontratës së ofruar si dhe qasja që do të ndiqet në merkato nuk kanë bindur durrsakun që të vendosë përfundimisht për largim.

Për Shehin ekziston një interesim konkret nga Superliga e Kosovës, aty ku flitet se Prishtina i ka ofruar një projekt ambicioz si dhe një kontratë të majme.

Lajme të tjera |  Leo Messi në hije pavarësisht golave, mesfushori i Spanjës fiton “Topin e Artë” në Botëror

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us