Protesta e fermerëve në Greqi, Kakavijë-Janinë do të bllokohet 6 orë. Policia: Shmangni këto orare

Fermerët në Greqi do të jenë edhe sot në protestë, duke bllokuar qarkullimin në shumë akse jetike për vendin. Një prej segmenteve që do të preket është dhe aksi rrugor Kakavijë-Janinë, gjë e cila pritet të sjellë probleme dhe për kalimin e shqiptarëve drejt shtetit helen.

Policia Kufitare e Kakavijës njofton të gjithë qytetarët, se nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Policia iu kërkon qytetarëve që të shmangin udhëtimin në këto orare në mënyrë që të mos mbeten të bllokuar.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

NJOFTIMI I POLICISË: Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Protestat e fermerëve grekë pritet të zgjasin deri më 5 dhjetor, ndërsa ata kanë paralizuar segmente të rëndësishme rrugore, porte dhe pika doganore në të gjithë Greqinë. Fermerët protestojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us